Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj u ka bërë thirrje qytetarëve të vendit që të protestojnë kundër taksës prej 5 eurosh që është vendosur nga qeveria për regjistrimin e automjeteve.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se me këtë vendim përfiton një biznes privat dhe individët e lidhur me të, duke zbrazur xhepat e qytetarëve me afro 2 milionë euro në vit, të cilat nuk i shkojnë buxhetit të shtetit, shkruan Klankosova.tv
“Qytetarë të nderuar, PROTESTONI!
U protestua për pesë euro taksë për shfrytëzim të Rrugës së Kombit, ndërsa tani, pa asnjë arsye iu merren 5 euro për secilin automjet!”, ka shkruar Haradinaj.
Më poshtë gjeni postimin e plotë të Haradinajt.
”Të dashur qytetarë,
Qeveria e Kosovës ka vendos një taksë krejtësisht të re, në vlerë prej 5 euro, në secilën herë që i regjistroni automjetet tuaja.
Me këtë vendim përfiton një biznes privat dhe individët e lidhur me të, duke zbraz xhepat e qytetarëve me afro 2 milion euro në vit, të cilat nuk i shkojnë buxhetit të shtetit.
Qytetarë të nderuar, PROTESTONI!
U protestua për pesë euro taksë për shfrytëzim të Rrugës së Kombit, ndërsa tani, pa asnjë arsye iu merren 5 euro për secilin automjet!
Protestoni për të drejtat tuaja!”.