Fjalë Kyçe

Mosmarrëveshje në autobus, prishtinasi e bën për spital kondukterin

Mosmarrëveshje në autobus, prishtinasi e bën për spital kondukterin

Dje është arrestuar një person në Prishtinë, pasi i njëjti ka rrahur konduktorin e autobusit, shkruan Gazeta Metro.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

“Prishtinë (NN) 14.07.2021 – 18:20. Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar konduktorin e autobusit viktimën mashkull kosovar, viktimës i është ofruar tretman mjekësor”, njofton policia.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me rekomandimin e të cilit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.