Sot rreth orës 12:25, në rrugën “Kasem Haxhimurati” në lagjen Arbëria në Prishtinë, një fëmijë ka rënë nga një lartësi e një objekti.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave që karakterizojnë rastin”, ka thënë Borovci për Insajderin.
Po ashtu policia ka bërë të ditur se janë ftuar edhe ekipet mjekësore për dhënien e ndihmës së nevojshme.