Fjalë Kyçe

Aksident i rëndë në Podujevë, lëndohen 7 persona

Aksident i rëndë në Podujevë, lëndohen 7 persona

Sot rreth orës 07:30, në rrugën Prishtinë-Podujevë, përkatësisht në fshatin Lluzhan ka ndodhur një aksident trafiku.

Në aksident janë përfshirë tri vetura dhe për pasojë kanë mbetur të lënduar shtatë persona.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prishtinës, Agron Borovci.

“Sot rreth orës 07:30, në rrugën Prishtinë-Podujevë, respektivisht në fshatin Lluzhan, ka ndodhur një aksident trafiku rrugor në mes tri automjeteve.
Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit janë lënduar shtatë persona, të cilëve u është ofruar ndihmë mjekësore. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident” tha Borovci.