Fjalë Kyçe

Tre të lënduar nga një aksident në Arllat të Drenasit, katër vetura të përfshira

Tre të lënduar nga një aksident në Arllat të Drenasit, katër vetura të përfshira

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte në fshatin Arllat të Drenasit.

Këtë për klankosova.tv e bëri të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Luljeta Mehmet, duke shtuar se në aksident janë të përfshira katër vetura.

“Në orët e mbrëmjes, në fshatin Arllat, Komuna e Gllogoci ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime, ku janë të përfshirë katër vetura dhe për momentin tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësor”.

“Sipas njësisë, rruga nuk është e bllokuar, por funksionon vetëm një shirit për qarkullim. Njësitë relavante policore janë në vendngjarje”, ka thënë Mehmeti.