Fjalë Kyçe

Zëdhënësja e Qeverisë: Vajza dhe gruaja e Kurtit i huazuan fustanet, do u kthehen kreatoreve

Zëdhënësja e Qeverisë: Vajza dhe gruaja e Kurtit i huazuan fustanet, do u kthehen kreatoreve

Rozafa Kelmendi, zëdhënësja e Qeverisë, ka sqaruar se fustanet me të cilët u panë vajza dhe bashkëshortja e kryeministrit Albin Kurti, në Kanë, i kanë huazuar nga dy kreatore kosovare.

Sipas saj, fustanet do t’i kthejnë sapo të vijnë në Kosovë.

Ndryshe, fustani i Leas, vajzës së Kurtit, u aludua se u ble 490 dollarë.

Postimi:

I quajtur “The Straëberry Dress,” fustani me dredhëza të vogla të qëndisura, u bë ndër veshjet më të popullarizuara në internet gjatë kohës së pandemisë.

Në Festivalin e filmit në Kanë, ku sot u dha premiera botërore e filmit nga Kosova, “Pa vend”, vajza e kryeministrit, Lea pati të veshur fustanin e dizajnuar nga Lirika Matoshi, i punuar nga gratë e Kosovës.

Kryeministri ndodhet në Kanë në përkrahje të filmit kosovar dhe bashkëshortja e tij, ka huazuar dy fustanë për veten dhe fustanin me dredhëza për të bijën, të disenjuara nga kreatoret kosovare Teuta dhe Lirika Matoshi. Me t’u kthyer në Prishtinë