Tre persona të kërkuar janë arrestuar gjatë ditës së premte, 14 qershor, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”.
Sipas njoftimit në raportin 24 orësh të policisë, në aeroport një burrë është arrestuar në mëngjes, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren.
Ai është dërguar në vuajtje dënimi në burgun e Dubravës.
Ngjashëm ka ndodhur edhe me të arrestuarin e dytë, që u arrestua rreth orës 14:00.
Në rastin tjetër, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore e Prizrenit, dega në Suharekë, është arrestuar një burrë, ku ku me urdhër të gjyqtarit i njëjti është liruar me kushtin që duhet të paraqitet në gjykatë.