Fjalë Kyçe

Çahet asfalti, ngec vetura në rrugën “Shaip Kamberi” në Prishtinë

Çahet asfalti, ngec vetura në rrugën “Shaip Kamberi” në Prishtinë

Në rrugën “Shaip Kamberi” në Prishtinë është ndarë në gjysmë asfalti dhe aty ka ngecur një veturë.

Në një video të dërguar për Klan Kosovën nga qytetarët shihet se goma e parë e veturës ka mbetur në pjesën e asfaltit të dëmtuar, ku edhe e ka pamundësuar lëvizjen e mjetit.

Shumë lagje të kryeqytetit gjatë ditës së sotme janë vërshuar nga uji që është shkaktuar si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut, njofton Klankosova.tv.

Për më shumë shikoni videon më poshtë: