Fjalë Kyçe

Doganierët serbë kapin rreth 44 mijë franga në veturën ku ishte edhe një kosovar

Doganierët serbë kapin rreth 44 mijë franga në veturën ku ishte edhe një kosovar

Doganierët serbë më 18 korrik në vendkalimin Batrvoc kanë arritur të sekuestrojnë rreth 44 mijë franga të cilat sipas këtij institucioni pasagjerët kishin tentuar t’i kontrabandonin duke i fshehur në të brendshme.

Dy meshkujt që udhëtonin me veturën “Maserati” me targa zvicerane u zbuluan gjatë një kontrolle të detajuar, ku prej tyre ishte me dokumente zvicerane dhe tjetri dokumente të Kosovës.

Ndonëse ata sipas njoftimit të Doganës në Serbi ishin pyetur nëse kanë diçka për të deklaruar ata kishin thënë se me vete kanë vetëm bagazhet dhe rreth 14 mijë franga që të dytë, pas një kontrolle doganierët në të bredhsh më e pasagjerit kanë gjetur 52 mijë e 800 franga zvicerane dhe rreth 2 mijë e 330 euro.

Sipas njoftimi paratë në shumën prej 43 mijë franga janë konfiskuar deri në fund të procedurës.