Fjalë Kyçe

PDK reagon pas vdekjes tragjike të aktivistes Nuhiu: E devotshme dhe e përkushtuar, dha kontribut të madh si asambliste në Gjilan

PDK reagon pas vdekjes tragjike të aktivistes Nuhiu: E devotshme dhe e përkushtuar, dha kontribut të madh si asambliste në Gjilan

Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pas vdekjes tragjike të aktivistes së partisë, Arzie Nuhiu.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, nga PDK e kujtojnë Nuhiun si akiviste të devotshme dhe të përkushtuar, dashamirëëse dhe punëtore, e cila dha kontribut të madh gjatë kohës sa ishte asambliste në Kuvendin Komunal të Gjilanit, shkruan Reporteri.net.

“Aktiviste e devotshme dhe e përshkushtuar, dashamirëse dhe punëtore. Të tillë do ta kujtojmë gjithmonë Arzien, e cila dha kontribut të madh edhe gjatë periudhës së angazhimit si asambliste e PDK-së në Kuvendin Komunal të Gjilanit.”, thuhet në komunikatën e partisë.

Ndryshe, Arzie Nuhiu, humbi jetën në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.

Rastin për Gazetën Online ‘Reporteri.net’ e ka konfirmuar Policia e Kosovës në Rajonin e Gjilanit, të cilët kanë bërë të ditur se Nuhiu dyshohet se ra nga kati i pestë i banesës.

Siç njofton Policia, rasti tragjik ka ndodhur sot rreth orës 03:50, në rrugën ‘Raif Halimi’, ku në pjesë e pasme të njërës nga ndërtesat në këtë rrugë, është gjetur pa shenja jete trupi i viktimës.

“Njësitet policore nga stacioni policor i Gjilanit me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Më pas nga familjarët është identifikuar se bëhet fjalë për A. N. (1977) femër shtetase e Kosovës, që ishte duke banu në katin e pestë të ndërtesës në këtë rrugë”, thuhet në përgjigjen e PK-së.

Tutje, Policia njofton se dyshimet fillestare janë se Nuhiu ka rënë nga ballkoni i saj ku ishte duke jetuar.

“Dyshimet fillestare janë se e njëjta ka rënë nga ballkoni i banesës së saj ku ishte duke jetuar. Në vendngjarje ka prezantuar shërbimi Emergjent (ndihma e parë ) ku nga mjeku kujdestar i kësaj njësie është konstatuar vdekja . Në vendngjarje ka prezantuar prokurori i shtetit për “Krime të Rënda”, njësitet e hetimeve dhe forenzikës rajonale . Prokurorin i shtetit ka urdhëruar që trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore – Prishtinë”, thuhet ndër tjera në njoftimin e Policisë.

Rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë, gjersa hetimet nga Policia vazhdojnë.

Kjo është komunikata e plotë e PDK-së:

Me dhimbje morëm lajmin për vdekjen tragjike të aktivistes së Gruas Demokratike dhe degës së PDK-së në Gjilan, Arzie Nuhiu.

Aktiviste e devotshme dhe e përshkushtuar, dashamirëse dhe punëtore. Të tillë do ta kujtojmë gjithmonë Arzien, e cila dha kontribut të madh edhe gjatë periudhës së angazhimit si asambliste e PDK-së në Kuvendin Komunal të Gjilanit.

Ngushëllimet më të sinqerta për familjen Nuhiu, miqtë dhe bashkëpunëtorët e Arzies.

Dritë pastë shpirti i saj