Kryeministri Ramush Haradinaj duket se është një adhurues i vërtetë i natyrës, pasi ai shihet se poston shpesh fotografi të ngjitjes nëpër bjeshkë.
Një ngjitje të ngjashme e ka bërë këtë vikend në bjeshkët afër vendlindjes së tij. ‘Ecje në Bjeshkën e bukur të Prejlepit, Deçan. RH’, ka shkruar ai në një postim në llogarinë e tij në Facebook.
Haradinaj kohë më parë ka posuar fotografi dhe video të zhytjes në ujë në një liqen në bjeshkë në temperatura tejet të ulëta.