Deputeti Labinot Tahiri-Labi ka reaguar ndaj kritikave që ka bërë Arbana Xharra në drejtim të tij. Kritika ndaj Labit vjen pasi ky i fundit u dekorua një ditë më parë me urdhrin Skënderbeu nga kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj. Xharra ka shkruar se ndjehet e turpëruar si shqiptare që një medalje e tillë i ndahet një këngëtari që këndon tallava. Nga ana tjetër, Labi i kujton Xharrës se cili kishte qenë qëndrimi i tij mbështetës ndaj saj në të kaluarën.
Ky është postimi i plotë i Labit
Kur kritikojnë ata që nuk bëjnë asgje për Shetin dhe Shqiptarët!!!
Ani Arbana Xharra, me vjen mirë që ke bërë këtë reagim.
Më vje keq edhe që je shqiptare e fyer për çmimin që mu dha mua, “su dasht aq shumē por ani se pajtohesh”!
Nëse ti jo, ka me miliona nëna shqiptare që krenohen me të bëmat e mia për vendin dhe shqiptarët!!
Dikur pata bërë një shkrim për ty shumë pozitiv, pata marrë kritika të mëdha me sms e komente, por gabim nuk kam bërë sepse përmes shkrimit, vetem kam mbrojtur një nanë shqiiptare.
“Unë nuk bëj filma e reklama duke i lënë familjet shqiptare me done e pa fustana”, ashtu siç keni shkruar për mua! Unë i dhuroj të gjitha nga vetja vetëm që ti kanë ato dhe të duken si femijet e mi dhe familja ime.
Edhe njëherë faleminderit Kryeministrit, për dekoratën në bazë të humanizmit tim, e jo si këngëtarë.
Sidoqë të jetë mllefosja juaj, le ta gjykojnë vetë shqiptarët këtë që ke shkruar për mua!
Faleminderit Arbana nga familja ime dhe mbarë ata që më njohin.
Do krenohesh me mua me kohë e do ma dhurosh edhe ti një medalje🤝🏆🏆
Labinot Tahiri, Ferizaj Kosove e Shqipërisë.