Edhe sot kryeministri Rama vijoi me takimet elektorale në rajonin juglindor të Shqipërisë. Ashtu si çdo ditë Rama u prit nga protesta të organizuara nga përfaqësues të opozitës, por edhe nga qytetarë të pakënaqur.
Ajo që po vihet re në takimet e Ramës është një forcë e shtuar policore dhe civilësh. Eskorta e shoqëruar nga shumë makina të gardës, si edhe mjaft masa të tjera paraprake.
Ndërsa para takimeve të Ramës, pjesëmarrësve u bëhet një kontroll i rreptë. Nuk dihet se kujt apo çfarë i trembet ra, për sa kohë pjesëmarrësit janë militantë të Partisë Socialiste.