Fjalë Kyçe

Mjekët paralajmërojnë veprime sindikale po s’u dolën shtesat në pagë

Mjekët paralajmërojnë veprime sindikale po s’u dolën shtesat në pagë

Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës ka paralajmëruar veprime sindikale në shtator në rast se nuk iu plotësohet kërkesa për përfshirjen e shtesës në pagë në bazë të ligjit për parandalimin e pandemisë.

Kryesia e FSSHK-së e ka bërë këtë deklaratë duke thënë se nuk kanë marrë përgjigjet nga asnjë instancë shtetërore në lidhje me pagesat e tyre, njofton Klan Kosova.

“Kur jemi para miratimit në Kuvend të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.07/L-041 mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021 kërkojmë edhe njëherë që të përfshihet pagesa e shtesës në pagë për të gjithë të punësuarit në sektorin e shëndetësisë. Ne sot si Kryesi jemi marr vesh që nëse nuk miratohet kërkesa jonë për shtesat në pagë bazuar në Ligjin nr.07/L-006 për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës pavarësisht situatës epidemiologjike në Shtator do të ndërmarrim veprime radikale sindikale”.

FSSHK ka paralajmëruar që të mos tentohet të manipulohet, por që të zbatohet ligji.

“Gjithashtu po ju njoftojmë se sot për këtë çështje i jemi drejtuar me kërkesë Kryetarit të Komisionit Parlamentar për buxhet, punë dhe transfere Z. Armend Muja, Kryetarit të Parlamentit Z.Glauk Konjufca si dhe Kryetares së Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Znj.Fatmire Kollçaku”.