Fjalë Kyçe

Të mbijetuarit nga aksidenti tragjik në Kroaci nisen për në Kosovë (VIDEO)

Të mbijetuarit nga aksidenti tragjik në Kroaci nisen për në Kosovë (VIDEO)

Janë nisur për t’u kthyer në Kosovë, kosovarët të cilët i mbijetuan aksidentit tragjik në Kroaci i cili ndodhi të dielën.

Mediumi kraot 24sata ka publikuar pamje nga nisja e tyre për në Kosovë, rrugëtim të cilin e kishin nisur ditë më parë nga Gjermania, përcjell klankosova.tv.

Gjatë ditës së sotme, ministri i Brendshëm i vendit, Xhelal Sveçla ka deklaruar se udhëtarët të cilët kanë shpëtuar nga ky aksidenti që ndodhi mëngjesin e së dielës do të kthehen në Kosovë me transport të linjës ajrore, të martën pas orës 22:00.

Trupat e pajetë pritet të kthehen në Kosovë më transport rrugor.