Fjalë Kyçe

E dhimbshme: varroset 18-vjeçarja nga Krusha e Madhe e aksidentuar në Kroaci

E dhimbshme: varroset 18-vjeçarja nga Krusha e Madhe e aksidentuar në Kroaci

I është dhënë lamtumira e fundit 18 vjeçares Anjeza Bellanica nga Krusha e Madhe, e cila humbi jetën ditën e diel në aksidentin tragjik në Kroaci.

Në njoftimin e bërë në faqen zyrtare të Krushës së Madhe, thuhet se në ceremoninë e varrimit kanë marrë pjesë mijëra qytetarë, transmeton Telegrafi.

“Mijëra qytetarë nga Krushë e Madhe, Kosova e mërgata që këtë kohe gjenden për pushime në vendlindje i dhanë lamtumirën e fundit vajzës së re nga Krusha, Anjeza Bellanica, e cila humbi jetën tragjikisht së bashku me 9 mërgimtarë të tjerë në aksidentin tragjik në Kroaci”, thuhet në njoftim.

Aksidenti tragjik i autobusit nga Kosova, që po udhëtonte nga destinacioni Frankfurt-Prishtinë ndodhi të dielën, ku si pasojë kanë vdekur 10 persona dhe mbi 40 të tjerë u lënduan lënduan.