Fjalë Kyçe

Dyshohet se bashkë me një person tjetër dhunuan një grua, arrestohet burri nga Prishtina

Dyshohet se bashkë me një person tjetër dhunuan një grua, arrestohet burri nga Prishtina

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person, i cili dyshohet se në bashkëveprim me një të dyshuar kanë dhunuar një grua.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë 27.07.2021 – 01:00. Më 29.07.2021 pas një pune hetimore është identifikuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti në bashkë veprim me një të dyshuar tjetër kanë kryer veprën penale (dhunim) ndaj viktimës femër kosovare që ishte raportuar si person i zhdukur. I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.