Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Suharekë, nën dyshimin se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj dy fëmijëve të tij të mitur, 17 dh 15 vjeç.
Viktimat janë hasur nga patrulla policore në parku e qytetit në Suharekë dhe sipas tyre ishin sulmuar nga babai.
Të njëjtëve u është ofruar tretman mjekësor dhe më pas me urdhër të prokurorit dy viktimat si dhe dy fëmijët e tjerë me të vegjël 7 dhe 5 vjeç janë dërguar në Strehimore në Prizren.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.