Fjalë Kyçe

Tollovi në Aeroportin e Prishtinës, pasagjerët ankohen se kanë disa orë që po e presin avionin

Tollovi në Aeroportin e Prishtinës, pasagjerët ankohen se kanë disa orë që po e presin avionin

Një numër i madh i pasagjerëve kanë mbetur duke pritur disa orë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, meqenëse, siç thonë, avioni nuk është gati.

Ata kanë dërguar fotografi në adresë të Gazetës Express nga aeroporti dhe janë ankuar për pritjen e gjatë.

“Ka 1 orë qe na lojnë me prit para hyrjes ne avion si peshqit pa ujë, pa klimë pa asgjë. I therrasin pasagjeret kurse avioni nuk eshte gati askund”, ka thënë një qytetar.

Gazeta ka kontaktuar me zyrtarë të ANP’së, por deri në momentin e publikimit të tekstit s’ka marrë përgjigje për arsyen që këta pasagjerë janë lënë të presin.