Fjalë Kyçe

Nisen për në Tiranë 19 gra dhe fëmijë shqiptarë të shpëtuar nga Siria

Nisen për në Tiranë 19 gra dhe fëmijë shqiptarë të shpëtuar nga Siria

19 fëmijë dhe gra shqiptare të nxjerrë nga kampi Roj në Siri janë nisur nga aeroporti i Bejrutit për në Shqipëri me një charter të paguar nga qeveria shqiptare.

Në pamje duket se të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa I dërguari Top Channel në Liban Muhamed Veliu bëri me dije se përpara nisjes nga Siria ata janë testuar për Covid19.

Në aeroportin e Libanit ishte për t’i pritur ministri punëve të brendshme Bledi Çuçi.

“Sot është një ditë e mirë. Do të bëjmë të gjitha përpjekjet për të sjellë edhe shqiptarin e fundit nga Siria”, deklaroi ai për Top Channel.

Pas një qëndrimi disa orësh në Liban ata u nisën drejt Tiranës.

Top Channel disponon listën e plotë të 19 personave por për arsye etike dhe privacie ka vendosur mos t’i publikojë emrat e plotë.

Drejt Tiranës

B.K nga Tirana me 5 fëmijë.
E.V nga Dibra me 4 fëmijë.
L.K nga Tirana me 2 fëmijë
K.Z nga Tirana me 3 fëmijë
R. B nga Librazhdi

Në Sirinë veriore për t’i marrë shkuan Marc Ghorayeb këshilltar jo rezident i kryeministrit Edi Rama në Lindjen e Mesme bashkë me Gledis Nano drejtor i antiterrorit shqiptar dhe kolegun Indrit Doda.

Pak përpara nisjes fillimisht në Damask, ata patën një konferencë për shtyp me autoritet kurde të qeverisjes vendore.