Mbrëmjen e kaluar vendi u përballë nga një erë e fortë – e nga kjo kanë pësuar disa shtylla elektrike në rrugën “Sabri Godo” në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë.
Rreth orës 20:00 të së shtunës tri shtylla elektrike u rrëzuan nga era e fortë, njofton Klankosova.tv.
Një banor i kësaj zone ka bërë të ditur se shtyllat vazhdojnë të mbesin të rrëzuara mbi shtëpi të banuara teksa Policia e Kosovës vazhdon të jetë në vendin e ngjarjes.
I njëjti për Klankosova.tv deklaroi se një ekip i KEDS-it i ka vizituar dy herë mbrëmë teksa disa shtëpi vazhdojnë të mbesin pa energji elektrike.