Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 48 raste të reja me COVID-19 nga 2 mijë e 288 mostra të marra.
Përmes njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, bëhet e ditur se nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga koronvirusi.
Gjatë kësaj periudhe janë shëruar pesë qytetrë, deria numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105 mijë e 665.
MSH njofton se numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë është 582, ndërkaq numri i viktimave deri më tani është 2 mijë e 266.