Fjalë Kyçe

Ndërron jetë një grua në Istog, policia në hetim të rastit

Ndërron jetë një grua në Istog, policia në hetim të rastit

Një grua ka ndërruar jetë në rrethana të dyshimta dje në qytetin e Istogut.

Sipas raportit të policisë, zjarrëfikësit dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës.

Në njoftim bëhet ditur se trupi i pajetë i saj është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, aty ku do t’i bëhet autopsia për të zbuluar shkakun e vërtetë të vdekjes, ndërkaq hetimet lidhur me rastin do të vazhdojnë.

“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet|, thuhet në raport.