Në Shqipëri është rritur ndjeshëm numri i rasteve të reja me COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë konfirmuar edhe 65 persona pozitivë nga 4471 testime të kryera, duke shënuar rritje krahasuar me një ditë më parë kur u raportuan 25 raste.
Fatmirësisht, nuk ka pasur asnjë të vdekur nga COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 35 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,291 që nga fillimi i pandemisë.
Aktualisht janë 463 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 20 pacientë.