Fjalë Kyçe

Goditet nga vetura një këmbësor në Prishtinë

Goditet nga vetura një këmbësor në Prishtinë

Një këmbësor është goditur sot nga vetura në rrugën “UÇK” në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se këmbësori ka pësuar lëndime trupore.

“Sot në pra 09:00, në rrugën “UÇK” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor, në mes të një automjeti dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore”, u shpreh ai.

Tutje, Borovci sqaroi se i njëjti është është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor dhe se hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin.