Fjalë Kyçe

Driton Muharremi jep dorëheqje nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës

Driton Muharremi jep dorëheqje nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), ka pranuar sot deklaratën e dorëheqjes së parevokueshme të anëtarit të KGjK-së z. Driton Muharremi.

Kjo u bë e ditur me anë të një komunikate për media nga KGJK, shkruan lajmi.net.

Muharremi në deklaratën drejtuar Kryesuesit dhe anëtarëve të KGjK-së, thekson se, jep dorëheqje të parevokueshme me të vetmin qëllim që institucioni i KGjK-së të mbetet i pa kontestuar jo vetëm për publikun, por edhe nga grupet e interesit që kanë tendenca të ndërhyrjes në sistemin gjyqësor.

KGjK, do të njoftoj Kuvendin e Republikës së Kosovës për zëvendësimin e anëtarit të dorëhequr.