Fjalë Kyçe

Ramë Lahaj detyrohet të ndërpresë koncertin në Prishtinë pas rastit të vdekjes në familje

Ramë Lahaj detyrohet të ndërpresë koncertin në Prishtinë pas rastit të vdekjes në familje

Tenori Ramë Lahaj ka shkurtuar koncertin që ishte programuar të mbahej në Prishtinë. E arsyeja e shkurtimit të programit erdhi për shkak se tenori njoftoi për vdekjen e nënës.

Lahaj nuk interpretoi as 1/3 e programit për shkak të fatkeqësisë që i ndodhi, raporton Koha.

“Ju kërkoj falje që duhet me mbyll më herët. As 1/3 e koncertit nuk ishte, sepse dy orë para koncertit ka ndërruar jetë personi më i dashur për mua, nëna, por s’desha ta anuloj”, ka deklaruar Lahaj para publikut.