Fjalë Kyçe

Vjehrra e sulmon dhëndrin me thikë në shtëpinë e tij

Vjehrra e sulmon dhëndrin me thikë në shtëpinë e tij

Është arrestuar një grua në Prishtinë nën dyshimin se ka tentuar ta sulmojë dhëndrin e saj me thikë. Rasti ka ndodhur dje rreth orës 7:50.

Sipas Policisë së Kosovës e njëjta ka shkuar në shtëpinë e burrit të vajzës dhe sipas ankuesit e dyshuara kishte tentuar ta sulmojë atë. Ky i fundit ka raportuar në Polici se kishte arritur që nga dora e të dyshuarës ta largojë thikën. Viktima dhe e dyshuara kanë pranuar tretman mjekësor, përderisa me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje për 48 orë.