Fjalë Kyçe

Ministrja Hajdari merr vendim të hapet hetim zyrtar për importimin e bllokave nga Serbia

Ministrja Hajdari merr vendim të hapet hetim zyrtar për importimin e bllokave nga Serbia

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka bërë të ditur se ka hapur rrugë që të bëhet hetim zyrtarë në lidhje me importimin e bllokave nga Serbia në Kosovë.

Kështu deklaroi ajo në konferencën për medie, ku tha se janë analizuar çmimet e shitjes së bllokave me pakicë dhe janë bërë hetimet preliminare ku Komisioni përkatës ka rekomanduar hapjen e hetimeve.

“Unë me datë 9 gusht si ministre kam marrë vendim për hapjen e hetimit zyrtar për bllokat nga Serbia”, theksoi ajo.

Këto hetime siç sqaroi ajo janë bërë gjatë vizitave të kompanive që bëjnë shitjen e bllokave të importuara nga Serbia.