Fjalë Kyçe

Vdiq njëri ndër psikologët e parë të Kosovës, Masar Nagavci

Vdiq njëri ndër psikologët e parë të Kosovës, Masar Nagavci

Ka vdekur sot në moshën 87-vjeçare njëri ndër psikologët e parë shqiptar, profesori Masar Nagavci.

Lajmi është konfirmuar nga familjarët e profesorit Nagavci.

Masar Nagavci lindi në Gjakovë në vitin 1934. Studimet i kreu në Fakultetin Filozofik – grupin e Psikologjisë në Beograd më 1959, ndërs studimet pasuniversitare i mbaroi në Fakultetin Filozofik – Degën e Psikologjisë në Zagreb, ku e mbrojti temën “Stereotipet etnike të fëmijëve në mbarim të shkollës fillore”.

Ai fillimisht punoi si profesor në Normalen e Prizrenit dhe Prishtinës, ku ishte edhe drejtor i kësaj shkolle. Ka punuar si psikolog në SHLP në Prishtinë. Nga viti 1967 u zgjodh si staf i rregullt në Fakultetin Filozofik në Universitetin e Prishtinës, ku shërbeu edhe si prodekan.

Ai ka botuar 12 punime shkencore si autor dhe pesë tekste shkollore e doracakë të përkthyer nga serbokroatishtja në lëminë e psikologjisë.