Fjalë Kyçe

Mërgimtarët po i përfundojnë pushimet, kolonë e gjatë për dalje në Merdar

Mërgimtarët po i përfundojnë pushimet, kolonë e gjatë për dalje në Merdar

Kolonë e gjatë veturash është shfaqur të mërkurën në mëngjes në pikëkalimin kufitar me Serbinë, në Merdar, me mërgimtarët kosovarë që duket se i kanë përfunduar pushimet e verës në vendlindje.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, për të dalë nga Kosova në këtë pikëkalimi kufitar duhet të pritet 180 deri 200 minuta.

Kolonë e gjatë është edhe në pikëkalimin kufitar në Dheun e Bardhë. Qytetarët po presin rreth një orë në kolonë për të dalë nga Kosova nga ky pikëkalim.

Edhe në Jarinje për të dalë nga Kosova duhet të pritet rreth një orë.

Më qetë është në Vërmicë, Mutivodë, e Muçibabë, sipas të dhënave të kësaj qendre.

Pos udhëtimeve me vetura, mërgimtarët sivjet në Kosovë kanë ardhur në shifra rekorde edhe nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës. Vetëm në korrik u regjistruan 340 mijë udhëtarë, ndërsa në javën e parë të muajit gusht u realizuan 661 fluturime me 104 mijë e 256 udhëtarë.