Gjatë të martës në mbrëmje një tentim vrasje ka ndodhur në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave janë plagosur dy persona.
Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti është raportuar se ka ndodhur pas një mosmarrëveshje mes dy personave.
Përveç njërit të plagosur që ka qenë i përfshirë në konflikt, i plagosuri tjetër ishte kalimtar i rastit.
“Gjakovë, 10.08.2021-19:37. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull kosovar , ku gjatë të shtënave është plagosur edhe një kalimtar rasti viktimë mashkull kosovar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Tutje, policia njoftoi se njëri prej tyre është dërguar në QKUK ndërsa viktima tjetër pasi trajtimit mjekësor është liruar.
Ndërkohë që i dyshuari gjendet në arrati dhe në kërkim policor dhe rasti vazhdon të hetohet.