Fjalë Kyçe

Sqarohet pronari i “Sharr Travel”: Autobusi s’kishte udhëtarë dhe nuk u përfshi i tëri nga zjarri

Sqarohet pronari i “Sharr Travel”: Autobusi s’kishte udhëtarë dhe nuk u përfshi i tëri nga zjarri

Ruzhdi Kurtishaj, pronari i kompanisë së autobusëve “Sharr Travel”, ka reaguar pas lajmit i cili u publikua në media të Shqipërisë që një autobus i kësaj kompanie siç thuhej “kishte pushues nga Kosova ka pësuar defekt teknik dhe ka marrë flakë në pjesën e pasme të tij”.

Kurtishaj përmes një postimi në Facebook, i ka quajtur këto raportime “jo korrekte” dhe “joprofesionale” duke theksuar që në autobusin e “Sharr Travel” që udhëtonte për Dhërmi dhe Jalë dhe jo Himarë, nuk kishte asnjë pasagjer, përpos shoferëve.

“Autobusi kishte zbritur udhëtaret në Dhërmi dhe vazhdonte drejtë parkingut në Jalë. Kjo është e vërteta”, ka shkruar ai.

Tutje Kurtishaj ka thënë që autobusi kishte pësuar një “defekt teknik gjatë udhëtimit por i njëjti nuk është djeg apo përfshirë i tëri nga zjarri, siç raportuan disa media”.