Fjalë Kyçe

Haradinaj prezanton kandidaten për kryetare të komunës së Drenasit

Haradinaj prezanton kandidaten për kryetare të komunës së Drenasit

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka prezantuar kandidaten për kryetare të komunës së Drenasit.

Kandidatja e kësaj partie do të jetë Arta Ahmeti-Xhylani e cila është juriste me profesion.

“Një grua dhe një nënë e suksesshme, ajo është juriste me profesion, me përvojë pune në institucione shtetërore e gjithashtu edhe në ndërmarrësi. Arta ka udhëhequr degën tonë në Drenas, duke u bërë e para kryetare e degës së një partie politike e po ashtu edhe kandidatja e parë grua për kreun e komunës në historinë politike të Drenasit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ai tha se përkushtimi i kandidates për kryetare e bën të besojë për sukses në garën për Drenas duke shtuar se përmes saj do të zgjidhen shumë probleme që e karakterizojnë këtë qytet.

“Programi i Aleancës për qeverisje me qytetarët, për përkrahje të bizneseve të vogla e të mesme në Drenas si dhe zgjidhja e problemit të ujit të pijshëm dhe kanalizimit, në mes tjerash, janë arsye e fortë se pse Arta dhe ekipi i saj janë meritorët për udhëheqjen e kësaj komune”, shtoi ai.