Fjalë Kyçe

Kolona të gjata në Merdar, gjashtë orë pritje për dalje nga Kosova

Kolona të gjata në Merdar, gjashtë orë pritje për dalje nga Kosova

Kolona tejet të gjata janë krijuar në kufirin Kosovë-Serbi, konkretisht në pikëkalimin e Merdarit, sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar. Qytetarët që po largohen nga Kosova, sipas këtyre të dhënave, po presin deri në gjashtë orë në kolona.

Rreth tri kilometra është kolona e gjatë e veturave.

Ka disa ditë që janë zgjatur pritjet në kufij, me mërgimtarët që kanë përfunduar pushimet në Kosovë.

Pos Merdarit, pritje të gjata janë edhe në Jarinje, me qytetarët që po duhet të presin rreth një orë e gjysmë për dalje. Në Muçibabë po duhet të presin po ashtu mbi një orë.

Më qetë është në pikëkalimet tjera kufitare.

Për hyrje në Kosovë nuk ka pritje të gjata.