Fjalë Kyçe

Parashikimi i motit për dy ditët në vijim

Parashikimi i motit për dy ditët në vijim

Të premten dhe të shtunën do të mbajë mot kryesisht me diell.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-34 gradë Celsius.

Indeksi UV mbetet në vlerat e rrezikut. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare.

Moti I nxehtë gjatë ditëve të kaluara ka shkaktuar ndezjen e zjarreve në zona të ndryshme të vendit.