Fjalë Kyçe

Drejtori Valbon Krasniqi vaksinohen bashkë me të birin, fton edhe të tjerë të imunizohen

Drejtori Valbon Krasniqi vaksinohen bashkë me të birin, fton edhe të tjerë të imunizohen

Derisa këto ditë ka pasur rritje të numrit të personave të infektuar me COVID-19, qytetarë të shumtë hezitojnë të vaksinohen.

Për të nxitur qytetarët që të marrin vaksinën kundër koronavirusit është angazhuar edhe drejtori i Shërbimit Spitalot, Valbon Krasniqi. Ai bashkë me djalin e tij ka marrë dozen e dytë të vaksinës gjatë ditës së sotme.

Postimi i plotë Valbon Krasniqi:

Të nderuar qytetarë,

Vaksina kundër COVID-19 është e sigurt dhe efikase

Unë sot mora dozën e dytë, djali i moshës 18 vjeçare dozën e parë

Bashkë po e mbrojmë shëndetin tonë dhe të familjes.

Vaksina është arma më e fortë që sot kemi në dorë kundër COVID-19

Bashkë, të gjithë të vaksinuar ia dalim.