Fjalë Kyçe

PDK-ja synon Gjilanin me Morina-Bunjakun

PDK-ja synon Gjilanin me Morina-Bunjakun

Partia Demokratike e Kosovës ka zyrtarizuar kandidaturën e Leonora Morina-Bunjakut për kryetare të Komunës së Gjilanit.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në prezantimin e kësaj kandidature për zgjedhjet e tetorit ka thënë se “ajo ka dëshmuar vullnet e forcë për të marrë përgjegjësi dhe i ka kryer ato ashtu si duhet”.

“Qytetarët e Gjilanit kanë nevojë për ndryshime. Kanë nevojë për një qeverisje me transparencë, me projekte madhore e kreative, për më shumë vende pune, më shumë perspektivë për të rinjtë. Dhe, Leonora me ekipin e saj është lista e duhur për këtë. Ajo ka mbështetjen tonë të parezervë, të të rinjve e të rejave për t’i dhënë një frymë të re e prioritet qeverisjes në Gjilan”, është shprehur Krasniqi.

Në Gjilan, kandidatët i kanë zyrtarizuar edhe partitë tjera të mëdha. LDK-ja, që udhëheq, synon të mbajë pushtetin me Lutfi Hazirin. VV-ja ka garuar me Alban Hysenin, ndërsa AAK-ja me Nazim Gagicën.