Fjalë Kyçe

392 pacientë me COVID-19 të shtrirë në spitale, 18 në gjendje të rëndë

392 pacientë me COVID-19 të shtrirë në spitale, 18 në gjendje të rëndë

Shërbimi Spitalor dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se 466 pacientë janë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme. Sipas njoftimit 392 janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 349 janë me oksigjeno-terapi dhe 18 në gjendje të rënduar shëndetësore.

SHSKUK njofton se në QKUK janë 181 pacientë të shtrirë, 126 prej tyre pozitivë me Covid-19 dhe 146 me oksigjeno-terapi.

“Klinika Infektive, 113 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 35 pacientë, Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë, 10 pacientë dhe Klinika Infektive 2 (Mjekësia Sportive), 20 pacientë”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq në spitalet e përgjithshme po trajtohen 285 pacientë, 266 prej tyre Covid-19 pozitivë dhe 203 me oksigjeno-terapi.

Në Spitalin e Prizrenit janë të shtrirë 61 pacientë, në Spitalin e Gjakovës, 53 pacientë, në Spitalin e Pejës 51 pacientë, në Spitalin e Gjilanit 64 pacientë, Spitali i Mitrovicës 14 pacientë, Spitali i Vushtrrisë 8 pacientë dhe Spitali i Ferizajt 34 pacientë.