Një person është arrestuar në Suharekë, të mërkurën, pasi i njëjti kishte sulmuar dhe kishte kanosur babanë e tij.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, i dyshuari kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës pas një mosmarrëveshjeje për pronë.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.