Fjalë Kyçe

Moti për dy ditët e ardhshme

Moti për dy ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në dy ditët e ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, kryesisht rreth maleve.

IHMK bën të ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-30 gradë Celsius.

Po ashtu, IHMK njofton se do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut dhe verilindjes.