Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Në aksidentin që ka ndodhur sot rreth orës 13:20, në afërsi të Suharekës, janë përfshirë dy vetura.
Në aksident humbi jetën një person dhe u lënduan tre tjerë.
“Sipas informatave fillestare ekipet mjekësore kanë konstatuar vdekjen e një personi, përderisa tre persona janë dërguar për trajtim mjekësor. Ekipet revelante janë në vendin e ngjarjes, përderisa njësitet kompetente policore janë duke kryer hetime lidhur me shkaqet dhe rrethanat e aksidentit”, thuhet në njoftimin e Policisë.