Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë kanë vdekur 8 persona dhe 2.236 raste të reja me COVID-19.
Sipas njoftimit janë kryer 11.373 testime dhe janë shëruar 138 persona, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.546.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 22.119 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 644.212 doza të vaksinës. Deri më sot 221.026 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Në total numri i rasteve aktive është 14.249.