Fjalë Kyçe

Aksident mes dy veturave dhe një motoçiklete në Prishtinë, lëndohet një person

Aksident mes dy veturave dhe një motoçiklete në Prishtinë, lëndohet një person

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e së enjtes në Prishtinë, ku si pasojë një person është lënduar.

Aksidenti ka ndodhur mes dy veturave dhe një motoçiklete.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai tha se “Rreth orës 14:00, është raportuar për një aksident trafiku në rrugën “Bekim Fehmiu” në Prishtinë”.

“Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura dhe një motoçikletë. Një person është lënduar dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Njësia rajonale e trafikut kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti”, tha Borovci.