Kanë arritur dozat e para të vaksinave kundër COVID-19 nga Amerika në Kosovë.
Të pranishëm ishin ambadadori Kosnett, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti.
Pranimi i këtij kontigjenti të vaksinave po bëhet në oborrin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
Kontigjenti përfshin 35 mijë doza të vaksinës Pfizer nga programi Covax dhe do të jenë në shërbim të institucioneve shëndetësore në Kosovë menjëherë në fazën e vaksinimit masiv të popullatës.
Ndryshe, gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar katër viktima dhe 2 mijë e 250 raste të reja me COVID-19.