Fjalë Kyçe

Kosova-Luksemburgu, ‘Finalja e madhe’ e Evropianit në Prishtinë

Kosova-Luksemburgu, ‘Finalja e madhe’ e Evropianit në Prishtinë

Sonte zhvillohen ndeshjet e fundit në Grupin F të European Challenger U16 për meshkuj në Prishtinë.

Sfida kryesore do të zhvillohet ndërmjet Kosovës dhe Luksemburgut, dy kombëtare që kanë shënuar katër fitore në katër ndeshje të zhvilluara, transmeton lajmi.net.

Fituesi i kësaj përballje do të shpallet kampione e kësaj gare, që filloi nga 16 Gushti në kryeqytetin e Kosovës.

Dardanët kanë mundur Maltën 117:20, Moldavinë 122:42, Gjibraltarin 98:19 dhe Shqipërinë 103:46.

Ndërkohë, Luksemburgu ka mundur Moldavinë 77:65, Shqipërinë 73:53, Maltën 75:36 dhe Gjibraltarin 88:41.

Nga ora 14:00 përballen Gjibraltari-Moldavia dhe nga ora 17:00 Shqipëria-Malta.

Pas ndeshjes Kosova-Luksemburgu, do të zhvillohet ceremonia përmbyllëse, ku do të shpallet kombëtarja kampione dhe MVP i turneut.

Të gjithë të pranishmit në palestër duhet të mbajnë maska dhe të respektojnë distancën sociale. /Lajmi.net/

21 Gusht (e shtunë)

14:00 Gjibraltari-Moldavia

17:00 Shqipëria-Malta

20:00 Luksemburgu-Kosova