Kampioni Manchester City pas humbjes së xhiros së parë ndaj Tottenham është kundërpërgjigjur mjaft mirë duke arritur një fitore me festival golash, duke i shënuar plot pesë të tillë në sfidën ndaj Norwich City.
Goli i parë i sfidës u hap nga Tim Krul në minutën e 7-të i cili shënoi në portën e tij, duke i dhënë avantazhin skuadrës kundërshtare. Pas këtij goli, Jack Grealish dyfshoi numrat pasi shënoi një gol të lehtë në minutën e 22-të nga një asistim i Gabriel Jesus, dhe me këto dy gola u mbyll pjesa e parë.
Pjesa e dytë prodhoi edhe tre gola të tjerë, fillimisht Aymeric Laporte realizoi pasi u gjend mjaft mirë në zonën e portierit pas një krosimi nga korneri në minutën e 64-të.
Për golin e katërt u përkujdes Raheem Sterling i cili realizoi në minutën e 71-të pas një asistimi tjetër nga Jesus, kurse goli i pestë dhe i fundit u vulos nga Riyah Mahrez i cili shënoi pas nëntë minutave pasi u inkuadrua në lojë në minutën e 84-të.
Manchester City kështu regjistron fitoren e parë të këtij sezoni të ri, duke u këndellur pasi humbi ndeshjen e parë hapëse ndaj Tottemham fundjavën e kaluar.