Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari, ka thënë se i dyshuari për vrasjen e 18-vjeçares në Ferizaj, ishte i njohur për prokurorinë e policinë.
Ai ka thënë se ai ka pasur një numër të madh të rasteve dhe ka qenë i dyshuar edhe për vrasje.
“Pasi që kemi marr informacionin qysh dje pas orës 15:00, Prokuroria së bashku me hetuesit kanë ndërmarrë të gjitha veprimet për ndriçimin rastit. Deri tash kemi arrestuar një person dhe jemi në kërkim të një personi tjetër. Prokurori i shtetit dhe Policia ka prova të mjaftueshme për të përfshirët në këtë vrasje. Shkaktari i vrasjes ende nuk duhet, ende nuk kemi pranuar autopsinë. Personi D.K. është person i njohur për policinë dhe prokurorinë, si person që ka një numër të madh të rasteve, ka qenë i dyshuar edhe për vrasje. Personi i dytë është A.S. dhe ndaj tij është ngritur aktakuzë për tentimvrasje. Nuk është mbajtur ende shqyrtimi gjyqësor”, ka thënë Jashari.
Dardan Krivaqa 29-vjeçar po kërkohet nga Policia si i dyshuar për vrasjen e 18-vjeçares M.O.
Viktima me të dyshuarin është bërë e ditur se ishin duke bashkëjetuar.
“Në momentin kur Policia ka dërguar foto së bashku me hetimin rajonal, kemi dyshuar në një person që është i njohur, por s’kemi guxuar të flasim derisa e kemi vërtetuar për sa i përket veturës, personi me inicialet A.S. jeton në Zvicër. Tabelat kanë qenë të padeshifrueshme, nuk ishin të sakta. Janë identifikuar shpejt personat. Nuk kemi pasur të paraqitur ndonjë rast që ai ka qenë duke bashkëjetuar me forcë me viktimën”, ka thënë Prokuroria.