Fjalë Kyçe

Kjo është e dashura e Qëndron Kastratit, vajza e cilit politikan është?

Kjo është e dashura e Qëndron Kastratit, vajza e cilit politikan është?

Qendron Kastrati, kryetar i Komunës së Kamenicës ka folur për jetën personale duke treguar se kush është vajza me të cilën ai është dashuruar.

Bubulina Syla e bija e zëvendësministrit në Ministrinë e Mbrojtjes, Shemsi Syla është vajza e cila ka rrëmbyer zemrën e Kastratit.

Ai në emisionin N’NEJË në ATV ka thënë se është shumë i dashuruar, duke shtuar se ka ardhur koha të përkushtohet në jetën e tij personale.

“Ka ardhur mosha dhe janë krijuar mundësitë dhe duhet me vazhdu edhe në aspektin personal edhe me martesë edhe me krijimin e familjes”, tha ai

Kastrati ka treguar se ka qenë pikërisht aktiviteti politik ai që e ka lidhur me të dashurën e tij.

“Ajo është rritur në politikë dhe e përbashkëta ka qenë rrugëtimi politik”, tha ai.