Xherdan Shaqiri e ka kompletuar kalimin te Lyoni nga Liverpooli.
Anësori shqiptar ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2024, derisa i kushtoi skuadrës franceze gjashtë milionë euro, plus pesë milionë bonuse.
Shaqiri u largua nga The Reds pas tre vitesh, derisa fitoi Ligën e Kampionëve dhe Ligën Premier.
Te Lyoni, shpreson që të ketë më shumë minutazhë, ndërsa L’Equipe ka zbuluar pagën e tij.
Përmes një video drithëruese, Liverpooli kujton momentet më të mira të Shaqirit në skuadër
Sipas asaj që raporton mediumi francez, Shaqiri do të fitojë 350 mijë euro në muaj, gjatë tre vitesh qëndrimi në Ligue 1.
Lojtari që vije nga Zhegra e Gjilanit ndër vite ka pasur pagë të lartë, por edhe një sukses të jashtëzakonshëm, ku vlen të përmendet edhe Liga e Kampionëve me Bayern Munichun në vitin 2013.